Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e ovulimit

Pershendetje! Doja t`ju pyesja per kohen e ovulimit, sepse e kam pak te paqarte, mua si cikel me zgjat 1 jave, 15 dite pauze dhe prap cikel, kur me ndodh mua koha e ovulimit me saktesi? Flm.

Daila (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Daila.

Për të gjetur ditët e ovulacionit, veprohet kështu.

Matet temperatura bazale, që do të thotë, çdo mëngjes me të njëjtin termometër të shkundur në darkë, pa u ngritur nga shtrati matet temperature rektale duke filluar nga dita e parë e ciklit menstrual. Ditët kur grafiku i temperaturës tregon rritje të temperaturës mbi 37.5°C, dhe deri në ditët që kjo temperaturë fillon të ulet janë ditët e ovulacionit. Kjo është metoda më e mirë për gjetjen e ditëve të ovulacionit.

Një mënyrë tjetër efikatëse është ekzaminimi ekografik në ditën e 14-të deri të 16-të të ciklit menstrual (numërimi fillon nga dita e parë e menstruacioneve), për të vlerësuar madhësinë e folikut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti