Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është e mundur të ovulosh më herët se midisi i ciklit?

Pershendetje Doktoreshe! A eshte e mundur te ovulosh me heret se midisi ciklit, nese cikli eshte 29 dite. Sipas kalendarit isha desht me ovulu me 02-08-2011, po une kam verejtur qe kam ovulu 1 jave me heret. A ka mundesi te ndodh ovulacioni me heret se zakonisht?

Duce (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Për shumë faktor edhe mundet që ovulimi të mos ndjekë të njëjtin ritëm. Për të gjetur ditët e ovulacionit, të rekomandoj të veprosh si më poshtë...

Mat temperaturën bazale, që do të thotë, çdo mëngjes me të njëjtin termometër të shkundur në darkë, pa u ngritur nga shtrati të matësh temperaturën rektale duke filluar nga dita e parë e ciklit menstrual. Ditët kur grafiku i temperaturës tregon rritje të temperaturës mbi 37.5°C, dhe deri në ditët që kjo temperaturë fillon të ulet janë ditët e ovulacionit. Kjo është metoda më e mirë për gjetjen e ditëve të ovulacionit.

Një mënyrë tjetër efikatëse është ekzaminimi ekografik në ditën e 14-të deri të 16-të të ciklit menstrual (numërimi fillon nga dita e parë e menstruacionev), për të vlerësuar madhësinë e folikut.

Gjithë të mirat.

(10 vite më parë)
hehe sa e bukur, s\'me mbahet mend ta kem lexuar tek leximi kte.. po gjithsesi sh tregim i lezetshem qenka :)

/komuniteti