Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet gjatë lehonisë

Pershendetje Doktoreshe!


Pergezime per punen qe beni. Doja t`ju pyesja, nese gjate periudhes se lehonise femra mund te beje trajtim antimyk, kur mund ta filloje kete trajtim, menjehere mbas lindjes apo duhet te kaloje pak kohe, a shfaq probleme? Gjithashtu doja t`ju pyesja nese medikamenti Lomexin duhet ta perdor ovulat se bashku me kremin, apo vetem njerin prej tyre? Ju falenderoj nga zemra per te gjitha pergjigjet qe me keni dhene, mua personalisht me kane ndihmuare jashte mase shume.


Ju uroj nje pune te mbare.

Elona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona.

Rekomandohet që trajtimi me antimykotik, krem dhe ovula, të përdoren pas kalimit të periudhës së lehonisë. Gjatë periudhës së lehonisë, për dominimin e kandidas mund të përdoren lavanda sipërfaqësore.

Ovulat janë për përdorim vaginal, ndërsa kremi përdoret për lyerje sipërfaqësore. Si të tillë, mund të përdoren njëkohësisht.

Gjithë të mirat.

/komuniteti