Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kollitja gjatë shtatzënisë

Ka filluar nje kollitje e lehte qe me ngacmon a ndikon kjo negativisht te beba ne fillim te shtatzenise dhe a mund te perdore diçka per kolle? Me respekt, ju pershendes.

Fitore (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore.

Kolla në një farë mënyre, shton presën abdominale (rrit presioniin dhe sforcimet e barkut). Kolla në fillimet e shtatzënisë, mund të dominohet me çajra bimorë dhe asnjë herë me medikamente mjeksore. Përdorimi i këtyre të fundit ndikon negativisht tek bebi, sepse në tremujorin e parë të shtatzënisë ndodh embriogjeneza (formohen organet e bebit).

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti