Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim menstrual

Pershendetje, desha te pyes rreth ciklit menstrual, para dy jave i kisha menstruacionet dhe tani prape me erdhen, a mund te kene ndikuar hapat kontraceptive qe i kam perdorur, po kam edhe dhimbje te medha barku dhe mundim si temperature. A ka ndonje rrezik çfare mund te kete shkaktu çrregullimin? Flm pres pergjigje sa me pare sepse jam e shqetesuar.

Lola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola.

Çrregullimi që tregon, mund të ketë ndodhur edhe nga mos përdorimi i saktë i tabletave kontraceptivë. Nëse ato i ke marrë sipas rregullit të përshkruar në fletën shoqëruese apo në kutinë e tabletave, drejtohu tek mjeku gjinekolog për të bërë disa ekzaminime të thjeshta dhe përcaktuar shkakun e këtij çrregullimi.

Të uroj stabilizim të shpejtë.

/komuniteti