Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund të lind?

Miremengjese  doktoreshe, flm per keshillat, une jam shtatzene tani jam ne javen e 40. Sepse ciklin per here te fundit e kam pasur me 27.10.2010 doja te dija se kur mund te lind, doktori me ka thene  ne date  4 por une nuk po kam dhimbje, sa mund te shtyj shtatzenia nga data qe ka percaktuar doktori? Ju lutem me ktheni pergj se jam ne ankth! Flm shume.

Merita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita.

Edhe për mua, dita e mundshme e lindjes është data 4 gusht. Me qetësi duhet të presësh edhe një javë, duke ndjekur me vëmëndje çdo ndryshim të mundshëm për të cilin duhet të lajmërosh mjekun që do presë lindjen. Unë sygjeroj, që nëse edhe pas një jave bebi nuk ka lindur, Mjeku duhet të japë zgjidhje për mënyrën e lindjes qoftë edhe me prerje cezariane.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti