Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ta largoj ndjenjën e të vjellës gjatë shtatzënisë?

Pershendetje Doktoreshe.


Jam nje shtatzene qe pres femijen e pare, te kam shkruar edhe me heret per gjakderdhje qe kisha ne javen e 4 te shtatzenise pas konsultimit me mjekun ne javen e 5 erdhi ne perfundim qe kishin qene dy vezore te fekonduara por njera fatkeqsisht nuk ka mundur te mbijetoje! Tani njera duket se eshte ne rregull me keshillen e mjekut po marre cdo te 5 dite progresteron 250, sa eshte ne rregull kjo? Tani jam shtatzene ne javen e 10, shtatzenia ime po mbijeton normalisht por kam ndjenjen thuajse po vjelli cdo moment kjo e shfaqun edhe gjate nates, kjo shume e mundimshme! Me sugjeroni ndonje keshille qe ta tejkaloj kete? Te falemnderit, Mimoza.

Mimoza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza.

Përdorimi i progesteronit rekomandohet në tremujorin e parë të shtatzënisë, për të ulur mundësinë për rrezik aborti spontan.

Ndjenja e të vjellit dhe të vjellat gjatë shtatzanisë ndodhin shpesh, veçanërisht në shtatzëninë e parë dhe në tremujorin e parë. Nëse vazhdojnë më pas, mjekëtduhet të gjejnë shkakun.

Këshilla themelore është ndryshimi i dietës aktuale, ushqyerje shumë herë në ditë në sasi të paktët, përdorimi i bukës së thekur, kufizimi i ushqimeve të rënda me shumë yndyrë.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

/komuniteti