Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sforcimet gjatë shtatzënisë

E Nderuar Mjeke jam shtatzane ne muajin e katert, sa here qe kam teshtitje kam dhimbje ne fund te barkut ne anen e djathte, dhimbjet jane te forta dhe zgjasin 3-5 min. Ju lutem me tregoni ku mund te jete problemi?!

Eri (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Edhe tështima, pavarësisht se kush është shkaku i pranisë së saj, bën pjesë në faktorët që emetojnë sforcime. Sforcimi i të gjithë muskulaturës së barkut edhe për shkak të shtatzënisë, është shkaku i dhimbjeve që ndihen në fund të barkut. Përdorimi i tabletave spazmolitike, do ndihmonte në qetësimin e tyre. Por në mjeksi është e këshillueshme që faktorët që sjellin sforcime, duhet të parandalohen.

Në rastin tuaj konkret, duke përjashtuar ndonjë influencë të mundshme, tështima mund të jetë shkak i alergjive. Prandaj ju këshilloj që të drejtoheni tek mjeku alegollog për t’u ekzaminuar dhe trajtuar. Më pas mos harroni të drejtoheni edhe tek mjeku gjinekolog, për ekzaminim ekografik, ku matja e gjatësinë së qafës së mitrës mund të përjashtoj mundësinë e një rreziku për abort.

Të uroj shtatzëni normale.

/komuniteti