Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinj të zmadhuar pas ovulacionit

E dashura doktoresh Moza!! Cdo here mbas ovulacionit kam zmadhim dhe dhimbje gjoksi, por kjo nuk po ndodh qe kater muaj rresht. Desha te di kjo mungese (enjtje dhe dhimbje) gjoksi çfare mund te jete? Me ndodh tani qe jam ne kerkim te nje bebe, jam shume e deshperuar. Pres me padurim pergjigjen tuaj. Dite te mbare!

Nesa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nesa.

Për situatën që përshkrove, të rekomandoj realizimin e një ekografie në ditën e 14-16 të ciklit menstrual, për të vlerësuar madhësinë e folikut. Nëse ai është në madhësi normale 18-20 mm, tregon që veza formohet dhe do jetë në qarkullim. Nëqoftëse folikuli rezulton më i vogël, për të filluar një shtatzëni, duhet trajtim me medikamente stimulues të vezores.

Të uroj mbarësi.

/komuniteti