Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje e dashur doktoreshe, jam shtatzene java 34, jam kureshtare te di se a eshte normale qe bebi eshte shume shume i levizshem qe nga fillimi por tani tej mase rralle pushon se levizuri, i vetmi problem qe kam pas eshte se bebit njeren veshke e ka te zhvilluar me shume e njeren me pak dhe ate vetem njehere me kane bere ultralid dhe tash do ma bejne dhe nje ne javen e 36, me pare se a ka ndryshuar apo jo? Jam shume me stres sepse a mund te kete lidhje me levizjet kjo dhe se cfare masa do marrin nese nuk ka ndryshuar madhesia e veshkave, dhe a mund te kete ndodh nga shqetesimet qe kam pas une gjate shtatzenise kjo? Te falenderoj nga zemra per pergjigjen tuaj, cdo te mire dhe pune te mbare.

Benita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Benita.

Edhe nëse ekografia e rradhës do të tregojë të njëjtën situatë të veshkave fetale, menazhimi i tyre bëhet vetëm pës lindjes. Kjo anomali, nuk ndodh për arsyet që tregon ose mendon.

Duke shpresuar që çdo gjë do kaloj sa më mirë, të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Fitesa * (10 vite më parë)
Fenomenale. Zoti do ia shperbleje mundin e shpresoj edhe femijet ta mbajne ne mend sakrificen dhe te behen te hajrit
Desa Desa (10 vite më parë)
edhe mua me ka kaluar im ate ne lume kur isha e vogel en te njejten menyre

/komuniteti