Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Jam nje nene, kjo eshte shtatzenia ime e dyte, ne lindjen e pare kam qene pa kurrfare problemi, tani jam 6 javeshe+1, kam gjakderdhje te percjellura me dhimbje stomaku, mjeku pas konsultimit me tha te jem sa me e qete dhe te ja leme kohes, gjithashtu te perdore dhe tableta vaginale progresteronum per ndihmese te shtatzenise, cka me preferoni ju? Brengosem pa mase dhe a duhet te rri ne shtrat e te levizi ne minimum apo normal? Punet e shtepise dhe kujdesi ndaj vajzes se vogel 2 vjeçare? Ju faleminderit per kohen dhe keshillat! Lida

Lida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lida.

Në fillim të shtatzënisë, shumë gra referojnë për gjakrrjedhje. Shpesh gjakrrjedhja, si shkak i shtatzënisë kalon normalisht. Por, gjakrrjedhja, është tregues rreziku për abort spontan.

Mjekimim që ka rekomanduar mjeku, duhet ta vazhdosh dhe të qëndrosh rregjim shtrati sa më shumë të jetë e mundur. Pas kalimit të shenjave (gjakrrjedhjes), një kontroll tek mjeku do jetë i nevojshëm për të konfirmuar vazhdimësinë normale të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti