Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

IVF

E nderuara Dr.Mimoza, 11 Shtator eshte data e ciklit te fundit. Me daten 13 Shtator fillova stimulimin per IVF. Aspirimi i qelizave u kry me daten 25 Shtator ndersa transferi (IVF) me daten 28 Shtator. 2 teste te shtatezanise rezultojne se IVF nuk ka qene e suksesshme ndersa une ende jam ne pritje te ciklit menstrual. Terapia te cilan jam duke e marre eshte Estrofem 3x1 dhe Utrogestan 200mg 3x1. Ciklin gjithnje ka qene i rregullt, 25-26 dite. Tani nuk ka shenja te ciklit. A mundeni te me keshilloni se cka eshte ne pytje, pse ende nuk i kam fituar menstruacionet? Jam me se e brengosur. Faleminderit

Hana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Mjekimi që ke marrë për të stimuluar vezoret për IVF, është mjekim hormonal që mund të jetë shkaku i ç’rregullimit të ciklit. Nuk duhet të shqetësoheni përse nuk ju kanë ardhur menstruacionet, pasi eleminimi i influecës së medikamentin është i gjatë në kohë. Cikli menstrual do t’ju rregullohet, sapo të eliminohen këto preparate.

Nëse ndodh e kundërta, atëherë kontrollet mjeksore tek gjinekologu janë të domosdoshme për të përcaktuar shkakun e ç’rregullimit menstrual.

/komuniteti