Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rritje e rruazave të bardha

Pershendetje!


Jam ne muajin e 9 dhe kam bere analizat e gjakut, ku me dolen rruazat e bardha 13400 ndersa normale eshte 4000-9000, te lutem a ka problem per mua dhe per bebin se jam shume e shqetesuar pasi une nuk kam perdorur fare vitamina.? Te lutem me kthe pergjigje sa me shpejte.


Faleminderit shume.

Ona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Rritja e numrit të rruazave të bardha të gjakut, nuk ka lidhje me mos marrjen e vitaminave dhe kriprave minerare për të cilat nuk ke vepruar drejtë që nuk i ke konsumuar. Së paku fillo të marrësh hekur, të cilin duhet ta konsumosh deri në 45-së ditë pas lindjes.

Numri i lartë i rruazave të bardha të gjakut, tregon reagimin e organizmit kundrejt një infeksioni të mundshëm. Shkaku duhet të gjendet patjetër. Urokultura, kontroll tek stomatologu do ishin të nevojshëm si fillim i gjetjes së shkakut.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

pyet mjekun (11 vite më parë)
Pershendetje ! Jam nje djal dhe po bej disa dite se kam pagjumesi lodhje , cfare me keshilloni ?

/komuniteti