Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicionet e fetusit

Bebi momentalisht ndodhet mbrapsht, a ka ndonje problem sepse kur me shqelmon ndjej dhembje ne fund te barkut...

Lea (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Me sa të dhëna që ti referon Lae, nuk më jep mundësi të arsyetoj dhe të rekomandoj mbi gjendjen tënde. Ndaj po tregon rastet kryesore mbi pozicionet e bebit gjatë shtatzënisë. Pozicioni mbrapsh i bebes ose paraqitja podalike është rasti kur fetusi vendoset në hapsirën uterine duke paraqitur për dalje podiumet. Në rastet kur kofshet e bebit janë të kthyera mbi bark, atëherë në planin e hyrjes paraqiten vetëm podiumet, ndërsa në raste të tjera bebi paraqet të dy këmbët ose njërën këmbë ose gjynjët.

Para javës së 28-të të shtatzënisë, fetusi është mjaft i vogël në raport me vëllimin intrauterin dhe lëvizshmëria e tij intrauterine, nuk përbën komponent të vlerësimit klinik. Kjo ndodh gjithmonë para javës së 28 të shtatzënisë. Më pas ulen volumet intrauterine dhe ndryshimet e pozicionit të bebit, janë më të vështira.

Ju nuk më thoni se në çfarë moshe është shtatzënia. Nëse shtatzënia është nën 28-së javë, pozicioni i bebit ka shumë gjasa të ndryshojë. Ndërsa nëse shtatzënia është mbi 28-të javë, bebi spontanisht mund të marrë paraqitje podalike.

Në lidhje me dhimbjet që keni në fund të barkut, këshilloj marrjen e preparateve qetësuese dhe rilashuese për fijen muskulare të mitrës, siç janë tabletat me fluroglucinol. Gjithashtu edhe situatën e ecurisë së shtatzënisë, rekomandoj ta mbani nën kontroll me ndihmën e mjekut që do ju shoqërojë deri në lindje.

Bela (13 vite më parë)
Te lutem doktoreshe doja tju beja nje pyetje ne lidhje me egzaminimet qe behen gjate barres dhe me konkretisht ate qe behet per te pare paraqitjen e fetusit, (ne rast se nuk kemi mundesi eko) ky egzaminim behet para apo pas plasjes se membranave?

/komuniteti