Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dieta gjatë shtatzënisë

Pershendetje, a preferohet ushqimi pikant gjate shtatzënisë? Flm, me respekt.

Shqipja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ushqimi korrekt është themel për mbarëvajtjen e shtatzënisë. Sasia dhe cilësia e ushqimit dhe e lëngjeve duhen të jenë të kontrolluar rigorozisht, prandaj gruaja shtatzënë duhet të ndjekë një rregjim ushqimor të rekomanduar nga specialistët.

Kjo do të thotë se gruaja shtatzënë duhet të ushqehet rregullisht në tre vakte të caktuara, duke shtuar diçka paradite, pasdite dhe diçka pas darke. Dieta ushqimore duhet të jetë e ndryshme, e shumëllojshme dhe plotësisht e shëndetshme. Lëngjet mund të pihen sipas dëshirës, por asnjëherë me tepri. Duhet ulur konsumi i drithërave dhe rekomandohet përdorimi i përditshmëm i frutave të freskëta, i zarzavateve dhe jeshillëqeve. I preferuar është vaji i ullirit dhe duhen evituar ushqimet e konservuara. Duhen evituar nga dieta ushqimore karamelet, marmalat, pijet e ndryshme me ngjyrë dhe sheqer, biskotat, tortat, pastat, çokollatat, kafeja ushqimet me shumë yndyrë, ushqimet pikante dhe gjalpi. Përdorimi i duhanit dhe pijeve alkoolike, janë absolutisht të ndaluara. Nikotina dhe helmet e tjera që lëshon duhani gjatë djegies, duke kaluar në mushkrinë e gruas shtatzënë, bën që fetusi të marrë sasi më të pakta oksigjeni dhe rritja e tij të jetë më e vogël duke u krahasuar me javët e shtatzënisë.

Ndaj Eni, duke ju përgjigjur pyetjes tënde, rekomandoj që gratë gjatë shtatzënisë duhen të eliminojnë përdorimin e ushqimeve pikante.

/komuniteti