Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas abortit spontan

Pershendetje e nderuar


Kam pasur deshtim te shtatzanise ne javen e 6. Konfirmimi i shtatzanise por edhe kontrolla nje jave pas deshtimit gjate se ciles periudhe kam marr ampicilin me eshte bere me echo vaginale. A eshte me e preferuar echo apo ultrazeri per te pare a jam pastruar mire. Aborti ka qene spontan. Flm

Jeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Jeta, më vjen keq për shtatzëninë që ke humbur.

Pas këtij momenti të pa dëshiruar, dy janë problemet kryesore që dalin përpara mjekut dhe gruas e cila ka abortuar. Së pari; mbrojtja e organet gjenitale nga ndonjë infeksion i mundshëm për shumë shkaqe, dhe së dyti; gjetja e shkakut të abortit.

Trajtimi me antibiotikë, është një mbrojtje shumë e mirë kundër inflamacioneve të organeve gjenitale. Ekzaminimi me ekografi qoftë edhe vaginale (ekografia është aparat që ekzaminon me ultratinguj/ultrazë), shërben për të kontrolluar gjëndjen e organeve gjenitale pas pastrimit të mitrës nga mbetjet e mundshme. Paralelisht dhe pas kësaj, vëmëndja e mjekut dhe e juaja, duhet të përqëndrohet në zbulimin e shkakut të ndodhjes së abortit, i cili duhet të korrigjohet me terapinë e nevojshme dhe të domosdoshme që rekomandon mjeku.

Të uroj Jeta, jetë të shëndetshme dhe sukses në shtatzëninë e rradhës.

/komuniteti