Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

RZF-ja (rrahjet e zemrës fetale)

Prsh e nderuar doktoresh, jam ne javen e 36 e 5 dite te shtatezanise dhe sot ne ekon qe bera doktori me tha qe rrahjet e zemres se bebit FHR ishin 157-180/min ju lutem mund te me jepni ndonje info ne lidhje me kete ceshtje edhe pse mjeku me tha qe nuk eshte shqetesuese, dhe me ka rekomanduar te bej nje eko te dyte pas disa ditesh. Doja te dija dhe a ndikon gjendja ime emocionale ne rrahjet e zemres se bebit, pasi para cdo vizite une ndihem ne ankth nga siklet si do jete femija. Flm shume

Ida (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Vlerësimi i mirëqënies fetale, mund të relizohet përmes shumë teknikash. Matja e jashtme e frekuencës kardiake fetale (RZF), kryhet nëpërmjet përdorimit të një fluksi të vazhdueshëm ultratingj të fokusuar në zemrën fetale. Sinjali kompleks që përfitohet, kalon në monitorin e frekuencës kardiake duke dhënë një kurbë të frekuencës kardiake fetale që ngjason shumë me atë të përfituar nga një elektrokardiogramë fetale. Në një shtatzëni me ecuri normale, vihen re 120/160 rrahje në minutë. Nëse kalohet apo zvoglohen këto limite, do të ishin të domosdoshme realizmi i testeve të tjera suplementare, të cilat do të jenë të domosdoshme për të shmangur lindje jatrogene (të shkaktuar nga gabimi njerzor).

Prandaj nuk keni përse shqetësoheni kur RZF ka rezultuar 157/180 rrahje për minutë, pasi rekomandimi që ka dhënë mjeku është mëse i drejtë. Zakonisht gjëndja emocionale e nënës, ndikon edhe tek rrahjet e zemrës fetale. Kjo mund të jetë arsyeja e nivelit të rrahjes së zemrës fetale, e konstatuar nga mjeku. Prandaj një kontroll i dytë pas disa ditësh, do e qartësojë situatën e rrahjes së zemrës fetale. Mundohuni të mos jeni e stresuar kur gjendeni përpara mjekut apo kur bëni ekzaminimet e domosdoshme për bebin.

Mendoje eksperiencën e bukur të shtatzënisë. Ti Ilda, dhe bebi yt nuk keni asnjë problem shëndetsor. Ai do lind i fortë dhe i bukur.

/komuniteti