Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndihmon te bardhet e vezes per nje shtatzani?

Pershendejte e nderuar dr. Moza. Ketu nje nene ka bere nje pyetje duke pare nje hulumtim nje youtube qe e bardha e vezes te ndihmon per shtatzeni te mundshme. Kete e kishin provu shume gra, dhe ju kishte ndihmuar, kjo u vertetua nga komenten poshte videos. Une po e bej kopi/paste shenimin e asaj nene ketu qe ka bere, dhe pastaj shpresojme qe te na kthesh pergjigje sepse e presim une dhe shume nena me padurim...


"Pershendetje te dashura. Po ju perkthej linkun qe postova disa dite me pare. Per te gjitha ato qe nuk mund te kuptojne anglisht behet fjale per nje ndihme popullore per te gjithe ato femra qe duan nje shtatzani me te shpejte. Ja perkthimi: marrim nje veze te bardhe dhe e leme nje ore ne temperature dhome. Me pas e lajme vezen me ilac enesh dhe pastaj me alkool ne menyre qe te djegim mikrobet. Me pas e thyejme dhe ndajme te verdhen nga e bardha. Marrim vetem te bardhen sepse ajo na duhet. Direkt pas thyerjes me nje shiring te sapo hapur e marrim, shtrihemi dhe e hedhim ne vagine, direkt pas ketij veprimi duhet te kryejme marredhenie me bashkeshortin. Ky veprim duhet te kryhet vetem ne ditet qe femrat ovulojne. E bardha e vezes luan rolin e mukusit dhe ndihmon spermatozoidin te lundroje me shpejte drejt vezoreve. Ky eshte perkthimi te dashura po nuk e kam provuar sa rezultat jep.


Te komentet qe jane bere poshte ketij linku thuhet se u ka dhene rezultat edhe atyre femrave qe kane pothuajse 4 vjet qe perpiqen per femije. Une mendoj ta shtrojme si pyetje edhe gjinekologes per te marr nje mendim edhe te sajin. Po ju paraqes edhe njehere linkun: http://www.youtube.com/watch?V=09ry-go2tqa


Pres gjithashtu edh e mendim tuaj ju faleminderit.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdije

Unë nuk e njoh këtë mënyrë apo praktikë që keni lexuar në youtube. Mund të jetë praktikë efikatëse, por duhet të dini se praktikat dhe trajtimet mjeksore rekomandohen të praktikohet vetëm nëse janë të testuara nga Institutet Shkencore Mjeksore.

Gjithë të mirat.

/komuniteti