Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anomali hormonale

E nderuara doktoresh, ne pubertet cikli i menstracioneve ka qene i rregullt, pas 4 vjeteve me jane nderprere, pas vizitave tek endokrinologu e pas shume analizave me eshte caktu diagnoza "mitra e pazhvilluar " kam perdore kontraceptiv per rregullimin e ciklit dhe para 6 muajve e kam nderprere terapine, pasi me eshte rregullu cikli. Por tash prape e kam çregullimin e njejte prape jam duke i perseritur analizat hormonale dhe te gjitha me gjase prape do te me caktohet terapia me kontraceptiv. Do te doja te dija: - a do te sherohem ndonjehere? - a do te mund te lindi femije? -A jane te demshme kontraceptivet nese i perdori vazhdimisht? me shprese se do te marr pergjigjeje nga ju... ju kerkoj falje qe e zgjata por jam e shqetsuar shume. Me respekt Eliza.

Eliza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Eliza. Mitra e vogël nuk është shkak i mosmbetjes shtatzënë. Ajo ka si problem, mos mbajtjen e shtatzëninë deri në fund të javë së 40-të. Kontraceptivët që merr si terapi, përmbajnë estrogen dhe progesterone. Ato janë të domosdoshme për të rregulluar ciklin menstrual, që është problem i shëndetit tënd riprodhues dhe që është domosdoshmëri e mbetjes shtatzënë.

Duke mos ditur gjendjen tënde reale si dhe përfundimet e analizave që ke kryer, nuk mund të jap konkluzione apo rekomandime korrekte. Gjithësesi mund të them se nga vlerësimet hormonale si dhe duke realizuar ekzaminime suplementare që kanë lidhje me hipotalamusin dhe hipofizën, mjeku është në gjendje të gjejë shkakun përse tek ty ndodh ky ç’rregullim.

Prandaj Eliza, nuk ke përse të mos shpresosh që nesër të bëhesh nënë.

Ida (13 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe! Jam shume e merzitur dhe e frikesuar. Jam e martuar dhe kam rreth nje vit qe po perpiqem te mbetem shtatzene dhe pa rezultat deri tani. Mora iniciativen dhe shkova bera nje eko ne Itali, ne Firenze dhe doktori atje me tha qe nuk ke ndonje problem. Me pas erdha ne Shqiperi dhe bera nje test ovulacioni dhe pas disa ditesh me doli pozitiv, kryeva marredhenie por pa rezultat. Me pas shkova ne spital dhe doktoresha me tha qe duhet te kapim diten kur ke ovulacionin dhe pas disa ekove e kapem. Kryeva marredhenie por perseri pa rezultat. Diten e ardhjes se ciklit qe ishte data 22.09.2011 shkova tek doktoresha dhe me dha klomifen 5 kokrra per 5 dite dhe me tha qe nqs nuk kam rezultat edhe me kete duhet te beje analizen e tubave se mos i kam te bllokuar. Ne historine time gjinekologjike nuk kam pasur asnjehere infeksion apo nderhyrje kirurgjikale. Edhe burri ka bere analizen dhe i ka dale numri i spermatozoideve 89000000 dhe fertiliteti 59%. Doktoresha i dha burrit vitamine C 5 kokrra ne dite, acid folik, dhe nje ilac tjeter qe sme kujtohet emri per infeksione ne rruget urinare. Jam shume e shqetesuar dhe dje vetem kam qare ne shtepi. Doja te dija gjithashtu dhe a i kam ne rregull permasat e mitres diametri anterior 63, diametri transvesal 45 dhe diametri antero-posterior 38. Ju lutem sepse jam shume e shqetesuar. Ju pershendes! Me respekt Ida.

/komuniteti