Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrezik për lindje parakohe

E dashur doktoreshe, Jam ne javen e 33 te shtatzanise dhe sot doktori qe ndjek shtatzanine time me pershkruajti Dexamethason Sodium Phosphate (Dexamed), arsyetimi ishte se duhet te merret ne kete faze ne menyre qe ne rast se lind para kohe bebi te jete i zhvilluar-maturuar mjaftueshem. Une tani po provoj me gjet informacione per perdorimin e ketij medikamenti ne shtatzani dhe perkundrazi arrita ne disa informacione te cilan thojne se nuk ka pasur studim per efektet e ilaqit tek fetusi dhe u keshillojka te mos merret ne shtatzani dhe gjate gjidhenies. Tani, t'ju them te drejten une jam e shqetesuar dhe mjaft konfuze dhe do ta vleresoja shume keshillen tuaj a duhet marre ky lloj ilaqi ne shtatzani si dhe per cfare arsye jepet zakonisht ne kete faze? Faleminderit paraprakisht!

Nita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Deksametazoni është preparat që merret gjatë shtatzënisë, kur gruaja paraqet rrezikun e lindjes parakohe. Ky preparat shërben për të maturuar mushkëritë fetale me qëllim që të ulet rreziku i mortalitetit së fëmijës prematurë, pas lindjes nga sëmundja e membranave hyaline. Kjo sëmundje shfaqet tek fëmijët prematurë pas lindjes, pasi mushkritë e fëmijëve janë mjaft të thyeshme dhe krijojnë disa membrane që nuk lejojnë hapjen e pulmonit.

Nëse mjeku që ndjek shtatzëninë, ka vlerësuar për rrezik lindje parakohe, përdorimi i deksametazonit është i domosdoshëm.

Të uroj me dëshirë Nita, që lindja të ndodhë në term.

Valbona Cocaj (8 vite më parë)
Mirdita deshta te ju pys aju ka ndodh dhe juve jam ne mujin e pest po kam dhimbje vetem ne anen e djatht te barkut kam shum therrje jam shum e stresuar ju lutem me tregoni
Valbona Cocaj (8 vite më parë)
Aaaass
S.H. (12 vite më parë)
Pershendetje per gjithe Vertet nje artikull i dobishem dhe shume informues mirepo nese keni mundesi qe artikulli i rradhes te jete rreth problemeve te medha te shtatezanise dhe cilat jane me pak te rrezikshme dhe cilat me shume. Ju falemnderit per mirkuptim dhe ju deshirojme pune te mbare dhe te palodhshme.

/komuniteti