Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemorroidet gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshe te kam bere pytje edhe nje here me pare edhe me je pergjigjur ne menyre shume te mire dhe me shume kujdes te falenderoj shume, tani jam ne muajin e 23 te shtatzanise gjethqka po rrjedh mire, kam pasur probleme deri ne javen e 21 me kapsllek tani nuk kam me, vetem se kam lexuar se prej javes se 27 te shtatzanise do te kem problem me hemoroidet, a mund te ndodh kjo gjithesesi apo jo? Te faliminderit per mirekuptim.

Arbresha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në organizmin e gruas shtatzënë, nga fillimi i saj mund të vuaj nga kapsllëku. Po për shkak të hormoneve, venat relaksohen. Venat e zgjeruara për rreth anusit shkaktojnë kruajtje, dhëmbje dhe gjakrrjedhje. Zakonisht pas shtatzënisë, hemorroidet tërhiqen.

Këshillat e para për të parandaluar kapsllëkun dhe trajtimin e hemorroideve, kanë të bëjnë me ushqimin e pasur pasur me fibra, fruta dhe perime. Pirja e lëngjeve parandalon kapsllëkun që përkeqëson hemorroidet. Ushtrimet për të përmirësuar qarkullimin e gjakut për të tonifikuar muskujt por pa qëndruar gjatë në këmbë, janë të rekomanduara.

Nëse gruaja shtatzënë është kaps, duhet të eleminoje përdorimin e ushqimeve dhe gatimeve të thata. Nëse mjeku ka dhënë rekomandim për marrje të hekurit, duhet biseduar për problemin e kapsllëkut. Domosdoshmëria e marrjes së tij, do të thotë të pranohet situata jo komode që shkakton kapsllëku.

Nëse gruaja shtatzënë është me hemorroide, duhet të përpiqet t’i mbajë ato nën kontroll. Pas daljes jashtë, është e rekomanduar larja me ujë të ftohtë pa u fshirë me letër higjenike. Nëse bezdia nga hemoroidet bëhet e paduruar, duhet tentuar për t’i futur brënda. Dhëmbjet lehtësohen shumë me përdorimin e akullit. Dhëmbjet lehtësohen edhe me përdorimin e pomadave specifike, të cilat edhe disifektojnë ambjentin për rreth.

/komuniteti