Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandidoza

Mirdita shume e nderuara doktoresh, jam ne javen e 7 te shtatzanise, kam infeksion, doktori me ka perferuar te perdore vaginaletat kanesen 3 nete, ne diten e dyte kam pas nje rrjedhje hapi i shkrire po me ngjyre te portokallte, a eshte rrezik kjo per beben dhe qka duhet te bej deri ne javen e 12 mjeku me ka preferu te mos perdore asgje perveq acidit folik edhe keto vaginaleta 3 nete, kam frike shume mos vie deri te aborti. Ju faliminderit.

Meli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Nëse analiza laboratorike e rrjedhjeve vaginale ka konkluduar për myk (kandidozë), preparati kanesten është i përshtatshëm për të luftuar infeksionin. Nëse nuk keni shenja klinike, atëherë ato nuk duhen përdorur. Sëmundja shfaqet me rrjedhje të shtuara të të bardhave, me djegie dhe kruajtje të organeve gjenitale. Përdorimi i acidit folik deri në javën e 16-të të shtatzënisë është i rekomanduar, sepse mungesa e tij në organizmin e gruas sjell rrezikun e abortit.

Trajtimi me kanesten nuk përbën rrezik për bebin. Ai është mjekim lokal, që nuk e kalon barierrën placentare. Sekrecionet me ngjyrë të portokalli që përshkruani, mund të kenë ndodhur nga ndonjë gërvishtje e lehtë e mukozës vaginale gjatë futjes së ovulës. Gjithësesi, pas përfundimit të trajtimit, rikontrolli tek mjeku që ndjek shtatzëninë tënde është i rëndësishëm.

Të uroj sa më shpejt ecuri normale të shtatzënisë.

/komuniteti