Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trajtimi me deksametazon

E dashura doktoreshe, fillimisht ju falenderoj per pergjigjen e shpejte. Pasi me dha shpjegimin doktori im pse duhet te perdoret dexametazoni une e pyeta nese ka indikacione per lindje parakohe tek une, dhe ai e mohoi nje gje te tille, por tha ne e praktikojme ta japin qe ne rast se ndodh lindja e parakohshme te jemi te pergatitur, ky ishte shpjegimi. A ka ndonje problem nese merret deksametazoni ne nje situate hipotetike si kjo imja \'nese\' ndodhe te lindesh parakohe?

Nita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Trajtimi me preparate medikamentozë, bëhet sipas protokolleve të paracaktuar. Karakteret e tyre mund të jenë globale, kombëtare ose sipas klinikave.

Unë praktikoj përdorimin e deksametazonit, vetëm në rastet kur ekzaminimi klinik dhe laboratorik më bëjnë të kem arsye për ekzisencën e mundësisë së lindjes së parakohshme.

Prodhuesit e medikamentit dexamethason sodium phosphate, nuk tregojnë për efekte anësore tek fetusi.

/komuniteti