Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i shtatzënisë

Para 6 diteve bera testin dhe doli pozitiv, por sot ne mengjes pashe se me erdhi cikli (pas 6 dite vonese) normal si herave tjera me dhimbje shpine dhe barku, gjithashtu mora testin edhe pse ne barnatore me thane se mund te mos tregoj sakte rezultatin pasiqe jam me cikel-sot me doli negativ. Nuk di ne cilin test te bazohem apo te bej kontrolle gjinekolgjike. Ju pershendes doktoreshe e nderuar...

Mimoza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Për arsye të ndryshme ndodh që testi shtatzënisë të japë rezultat të gabuar. Vlerësimi përfundimtar i shtatzënisë jepet në klinikat e specializuara kryesisht me ekzaminim ekografik.

Mundet që testi i parë që ti Mimoza ke bërë të ketë qënë i saktë, dhe hemorragjia e paraqitur tregon ndërpreje të shtatzënisë apo abort spontan ashtu siç mundet që menstruacionet të kenë ardhur me vonesë.

Duke i lënë komentet me hamendësi, të rekomadoj të paraqitesh tek gjinekologu për ekzaminime specifike për të përcaktuar saktë atë që ka ndodhur.

/komuniteti