Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djegësimë gjatë marrëdhënieve

Pershendetje doktoreshe, une kam lind para 20 muajsh me prerje cezariane dhe qe atehere nuk jam njesoj gjate marredhenieve seksuale ngase kam dhimbje, te cilen para shtatzenise se kam pas kurre, si dhe akti zgjat shume pak, pasi qe me fillon nje djegesime e padurueshme e cila pastaj del edhe ne pjesen e jashtme te vagines. Kam qene te mjeku dhe kam bere analizat e sekrecioneve edhe paptestin edhe kam perdore nje antibiotike qe spo me kujtohet emri dhe pas perfundimit kam shku ne kontrolle dhe mjeku me ka thene se tani ne aspektin gjinekologjik je mire por prape mi dha edhe Polygynax per 6 dite dhe tha je mire, mirepo une prape e kam te njejtin problem. Tani kam vendos prape te shkoj te bej nje kontrolle se sdi qka te bej, mos ndoshta eshte problemi se une kam pak gurre ne kanalin e urines dhe si pasoje e tyre urina ime shpesh eshte me gjak? Tani si te veproj se nuk di mos problemi eshte se gjate marredhenieve perdorim prezervativ per me u mbrojte prej shtatzenise. Kam lexu qe shume kujt i pengon ai materiali me te cilin jane ndertuar ato. Me fal per kohen qe ju morra. Pune te mbare.

Vlora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Me sa më shkruan, mendoj se problemi qëndron në ndryshimin e ambjentit vaginal. Këtë ndryshim mund ta sjellë edhe materiali i prezervativit, por edhe prania e ndonjë infeksioni gjenital. Si fillim, provo të kryesh raport seksual pa prezervativ. Megjithëse shkruan se analizat tashmë jënë mirë, të rekomandoj të bësh kulturë të sekrecioneve vaginale dhe urokulturë, për të gjetur preparatin efikas të mjekimit.

Gjithë të mirat.

Lenda (13 vite më parë)
Pershendetje jam 20 vjeqare dhe pyetja ime eshte kur te zgjohem ne mengjes kur ta bej urinen kam djegesime dhe nuk mund ta bej mire, a mund te em tregoni se qka mund te jete apo ndonje medikament qe mund ta perdori, ju lutem te me tregoni? Ju pershendes zemersisht tung.

/komuniteti