Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë

Si duhet te bejme marredhenie seksuale gjatë shtatzanisë dhe deri ne cilin muaj?

Naime (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kryerja apo jo e marrëdhënieve seksuale gjatë shtatzënisë, është një pyetje që shtrohet rëndom veçanërisht nga çiftet që përjetojnë shtatzëninë e parë. T’i përgjigjesh kësaj pyetje, duhen marrë në konsideratë një seri rrethanash për rreth normalitetit të ecurisë së shtatzënisë si dhe të sigurisë së saj. Por përballë tyre, ndodhet edhe nevoja për mbështetje morale e cila në konteksin e shoqërive njerzore shoqërohen me përkëdhelje e përfundojnë në kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Një grua ka shtatzëni me ecuri normale, vetëm në rastet kur nuk paraqet gjatë shtatzënisë probleme shëndetsore që mund të çojnë në abort apo në lindje të parakohshme. Ky përfundim, merret në bashkëpunim me mjekët specialist pas kryerjes së kontrolleve mjeksore të programuara gjatë shtatzënisë. Siguria e shtatzënisë konsiston kryesisht në ruajtjen e saj nga infeksionet gjenitale, që mund të shkaktojnë dëmtime të rënda për nënën dhe të pariparueshme për fetusin.

Mbështetja morale dhe afërsia shpirtërore janë elementë të rëndësishëm për gruan shtatzënë. Edhe kryerja e marrëdhënievë seksuale është shprehje e kësaj mbështetje. Ndodh për shumë arsye që për gruan shtatzënë, dëshira seksuale të jetë e shuar. Kjo nuk do të thotë se duhet të mungojë mbështetja dhe afërsia mashkullore. Ka shumë mënyra dhe praktika të tjera seksuale, që mund të praktikohen. Nëse dëshira seksuale vazhdon edhe gjatë shtatzënisë, e rëndësishme mbetet zgjedhja e pozicioneve të përshtatëshme të kryerjes së tyre. Nëse gruaja nuk ndihet komod gjatë aktit seksual, ka dhimbje, gjakrrjedhje apo sekrecione jo normale duhet të konsultohet menjëherë me mjekun që ndjek shtatëninë e saj.

Edhe për arsye psikologjike, në muajin e fundit të shtatzënisë, marrëdhëniet seksuale është mirë të ndërpriten. Kujdesi reciprok për finalizimin me sukses të saj, duhet të përfshijë totalisht çiftin që pret të bëhet me fëmijë.

E nderuara Naime. Nëse jeni shtatzënë, uroj të ketë ecuri normale të saj.

/komuniteti