Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kisti endometriozit

Pershendetje doktoreshe, po kerkoj nje mendim nga ju sepse me dukeni shume profesioniste ne pergjigjet qe jepni. Ne muajin Janar 2011 u diagnostikova me kist endometrioz nga vezorja e djathte me permasa 6cm - 4cm. Mjeku me tha qe kisha 2 menyra terapie, shtatzania dhe kontraceptivet. Une fillova perpjekjet per te ngelur shtatzane dhe per fatin tim te mire ngela shtatzane brenda 2 javeve. Tani jam 8 muajsh. Shtatzanine e kam patur me rrezik dhe tani jam me rregjim shtrati, por doja te dija, a po ndikon ky kist qe kam patur tek shtatzania? A ka mundesi ai te perthahet per 8 muaj apo e kam akoma ne trup? Po tek femija ndikon? Pres me padurim pergjigjen tuaj. Faleminderit

Ela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Kistet endometriozike apo hemorragjike, janë qeska me cipë të hollë brënda të cilës ka gjak. Ato nuk kanë influencë në shtatzëni. Nga kontrollet ekografike, shikohen edhe përmasat e kistit dhe atëherë vlerësohet gjendja e tij. Nëse kisti do të vazhdojë të ekzistoj edhe pas shtatzënisë, trajtimi më i mirë janë estro-progestativët të cilët duhet t’i provosh tre deri në gjashtë muaj, në rastë se nuk zhduken, atëherë rruga kirurgjikale mbetet mundësia e vetme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti