Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të mbetem shtatzënë nëse partneri derdh spermën jashtë mitrës?

E nderuara mjeke ju falenderoj per pergjigjet tuaj me vlere. Kam nje pyetje per ju. Sa jane mundesite qe nje grua te mbetet shtatezene nese partneri derdh spermen jashte? Ju falenderoj per kohen qe ndani me ne. Me respekt Hena!

Hëna (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hëna

Kur sperma derdhet jashtë vaginës, mundësia e mbetjes shtatzënë është zero. Por, siguria që derdhja e spermës ka filluar dhe ka përfunduar plotësisht jashtë vaginës është minimale, sidomos kur ejakulacioni ka filluar kur penisi ka qënë brënda në vaginë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti