Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mola vescicolare

Pershendetje. Jam nje vajze 23 vjec. Para 1 muaji kam bere nje abort ne javen e 8. Doktori tha se arsyeja e abortit ka qene mola vescicolare. Kam bere cdo jave vizita dhe analizen e betes dhe beta e fundit me ka dale 3. Nuk e ke idene doktoreshe se si ndjehem pas ketij aborti pasi kete femije e prisja prej 4 vitesh dhe arsyeja ka qene bashkeshorti pasi ka pasur problem me spermatozoidet. Te lutem a mund te me thuash se nese arsyeja ka qene problemi qe ka pasur bashkeshorti. Kam shume frike doktoreshe, pasi kjo ishte shtatzenia ime e pare dhe mendoj mos kam probleme per te ngelur perseri shtatzene? Po femijen tjeter mbas sa kohe duhet ta planifikoj dhe a ka rrezik mola te perseritet ne shtatzenine tjeter? Me fal qe te kam shkruajtur gjate por jam shume e merakosur! Me respekt, Lela.

Lela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lela

Molat ndodhin më shpesh nga një gabim në fekondim, ku një ovul normal fekondohet njëkohësisht nga dy spermatozoidë që cojnë në një kariotip triploid (69XXY).

Zakonisht pas evakuimit/kyretazhit të një shtatzënie molare, ndjekja është thelbësore dhe e kujdesëshme. Duhet të përsëriten çdo javë dozimet e beta-hCG, deri sa të arrihet vlera negative e tyre tre herë rradhasi. Më pas ndiqet një dozim në muaj për 6-të muaj, dhe këshilla ime është që të mos kesh shtatzëni tjetër, deri sa vlerat e beta hCG të jenë normale për 6-të muaj rrjesht.

Pas një mole, në 90% të raste shtatzënia e rrëdhës është normale.

Të uroj fat.

/komuniteti