Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Pershendetje doktoreshe! Jam e interesuar te dije se a eshte normale qe te vjen cikli menstrual menjehere pas lindjes pasi qe une kam lindur qe 3 muaj ne menyre naturale dhe cikli me eshte paraqitur pas lindjes edhe pse e ushqej djalin vetem me qumesht gjiri. Vlen te ceket se kesaj radhe para cikli ndjeja sikur nje djegesim ne fund te barkut diku ne pjeset e vezoreve. Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjen.

Iliriana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Iliriana

Në përgjithësi, cikli menstrual paraqitet pas 40 ditëve të lehonisë. Ushqyerja me qumësht gjiri, shërben si metodë kontracepsioni së paku për 6-të muaj deri në një vit pas lindjes, por mundet që edhe për një divijim të vogël të ushqyerjes me gji, cikli menstrual të vijë edhe më përpara.

Djegsira, diku në organet gjenitale/në fund të barkut tregon se mundet të jetë i pranishëm një infeksion gjenital ose urinar. Analiza e sekrecioneve vaginale dhe kultura e tyre si dhe një urokulturë do të përcaktonte medikamentet efikasë të trajtimit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti