Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

PIH sindroma

E nderuara doktoresh Keta. Para dy muajve kisha nje lindje te parakoheshme ne muajin e shtate. Lindja eshte kry me prerje cezariane dhe femiu me vdiq pas dy diteve. Gjate shtatzenise jam ndier shume mire me perjashtim se kembet i kisha te enjtura qe nga muaji i peste. Kontrollat i kam ndjek me rregull cdo muaj dhe doktori im konstatonte se eshte nje shtatzeni normale. Ne javen e 29 shkova ne kontrollen vijuese dhe doktori me tha se kete shtatzeni duhet nderprere menjehere. Ne diagnoze shkruan PIH sindroma, ekziston hematoma ne placente dhe eshte zvogeluar lengu amniotik. Gjate shtatzenise tensionin e gjakut e kam percjelle kohe pas kohe por ka qene ne vlera normale. Me intereson ta di nese zbulohet me kohe cfare tretmani ka per kete çrregullim, cili eshe shkaktari i paraqitjes se hematomes ne kete rast dhe a do jem e rrezikuar edhe ne shtatzenine tjeter? Ju falemnderit.

Mirvete (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirvete

Shënimi i mjekut, mendoj se bazohet mundësinë e një hipërtension tranzitor të shtatzënisë. Edhe hipertensioni kronik përpara shtatznisë, mund të japë të njëjtën gjendje. Duke u nisur nga sa më lart, mundet që nivelet e ulura të fibrinogjenit që shoqërojnë gruan preeklamptike të shoqërohen me distako placente, pra shkolitjen e placentës dhe krijimin e hematomëns. E njëjta gjë shpjegohet edhe me reduktimin e sasisë së likidit amniotic, që tregon se bebi ka filluar të vuaj në barkun e nënës. Mundësia e vetme për të shpëtuar nënën dhe fëmijën, është zvotimi/heqja e menjëherëshme e fëmijës.

Në shtatzëninë pasardhëse, duhet të bëhen të gjitha analizat që i bëhen një shtatzënë normale me kushtin, që mjeku duhet ta dijë realitetin e shtatznisë paraardhëse dhe t’i kushtoj vëmëndje të madhë ecurisë së shtatzënisë së rradhës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti