Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mestruacionet pas lindjes

Kam vajzen 7 muajshe dhe e ushqej me qumesht gjiri. Para 1 muaji e gjysme me jane shfaqur menstruacionet per here te pare pas lindjes, gjate gjithe kohes kam perdorur mjete kontraceptive por me nuk me jane paraqitur menstruacionet, kam bere 2 teste te shtatezanise dhe me doli rezultati negativ, kontroll tek gjinekologu nuk kam bere dhe kam frike mos jam shtatzene, d.m.th kam vonim qe 2 jave. Cfare mendoni ju doktoreshe?

Artina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Është normale, që menstruacionet të shfaqen rreth 6-të muaj pas lindjes. Kjo është periudha ku përfundon mbrojtja nga një shtatzëni e padëshiruar, për shkak të ushqyerjes me qumësht gjiri të vajzës tënde. Duke pranuar se përdorimi i kontraceptivit që ke përdorur të ka mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar, rezultatet negative të testeve janë të pranueshëm. Megjithatë, mbetet e pa justifikuar mos ardhja e menstruacioneve për rreth 2 javë.

Kjo situatë të bën të mendosh, se testet mund të kenë dhënë përgjigje të gabuar. Njëkohësisht mund të mendohen edhe agumente të tjera shëndetsorë, për vonesën menstruale. Ndaj të rekomandoj të kryesh një ekzaminim ekografik, që është metoda më e sigurtë për të verifikuar shtatzëninë e mundshme.

Nëse ke mbetur shtatzënë Artina, nuk ke përse të friksohesh. Ja që mund të ndodhë edhe kështu. Unë të uroj që çdo gjë të shkojë sa më mirë, ashtu siç ti dëshiron.

/komuniteti