Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Medikamente për spostim të datës së menstruacioneve

E nderuar, me intereson te dije me shume ne lidhje me disa medikamente per spostim (shtyerje) te dates per ardhje te menstruacioneve. Kam pyet ne barnatore, me kane thene qe po ka hapa te tilla mirepo nuk jepen pa udhezime te mjekut. Sa jane efektive keto hapa dhe cilat jane efektet anesore? Falemnderit!

Dea (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dea

Marrja e pilulave kontracetive me cikle të gjata, mund të shtyjnë ardhjen e menstruacioneve. Përdorimi me cikle të gjata do të thotë, që pas përfundimit të një pakoje me 21 kokrra, pa bërë pushim fillohet pakoja tjetër. Duke marrë disa pako njëra pas tjetrës, formohet një interval kohor pa cikël menstrual.

Kur mendohet që cikli menstrual të rifilloj, pas përfundimit të pakos së fundit, bëhet një ndalim i marrjes së pilulës për 7-të ditë.

Efektet anësore në marrjen e pilulës me cikle të gjata, janë po ato si në marrjen e pilulës më ndërprerje 7-të ditore pas 21 pilulave, fillimisht mund të shfaqen spoting.

Gjithë të mirat.

Resa (9 vite më parë)
Valla mir e ki loresa na kan lodhe me te po une as qe besoj qe eshte shtatzen kjo ose nese eshte shtatzen,kjo eshte shtatzena me e quditshme ne rruzullin toksor.
(9 vite më parë)
Shume bajat u bo kjo puna e nores pune e madhe qe ju ka dok pak barku. Phiiii

/komuniteti