Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Septum vaginal

Pershendetje e nderuar! Do te doja te di se c'fare eshte septum vaginal? A parqet pengese ne shtatzeni, edhe pergjithesisht a eshte me mire te menjanohet? Faleminderit.

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Me spetum vagine, kuptohet ndarja e vaginës dy pjesë. Ndarja mund të jetë parciale/e pjesëshëme por mund të jetë dhe totale/e plotë. Në shumicën e rasteve, shoqërohet edhe me anomali të zhvillimit uterin. Një ekzaminim i plotë ekografik do të tregonte zhvillim e uterusit dhe vezoreve, ndërsa një ekzaminim gjinekologjik do të vlerësonte nëse ndarja është totale apo e pjesëshme. Kjo situatë nuk sjell probleme për shtatzëninë, nëqoftëse penetrimi kryhet normal. Por problematika mbetet në fund të shtatzënisë, pasi pengon rrugët e lindjes. Mirë është, që të bëhet korrigjimi kirurgjikal përpara se të filloj shtatzënia.

Gjithë të mirat.

Besa (13 vite më parë)
Faleminderit per pergjigjen.. Dr une kam lindur para 4 muajsh me prerje cezariane, dhe do te shtroja nje pyetje tjeter..Per lindjen e ardhshme a me be paraprakisht nje intervenim apo pasi skam pasur problem qe te ngelem shtatezene mos te beje intervenim fare... Cfare me rekomandon...???

/komuniteti