Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kullim i spermës jashtë

Pershendetje doktoreshe. Me duhet t`ju shpjegoj se prej 1 muaji e gjysem po tentoj te mbetem shtatzene. Une kam 8 vjet qe kryej marredhenie seksuale me partnerin tim po deri para 1 muaji e gjysem nuk e kishim vendosur te benim femije. Para pak ditesh bera analize gjaku komplet, urine komplet si dhe analize sekrecionesh vaginale (te gjitha keto me dolen me rezultate shume te mira & dhe rezultoj te mos kem fare infeksion). Menstruacionet e fundit i kam pasur ne date 16 Gusht dhe kam kryer marredhenie ne date 21, 27 & 28. Kam dy dite qe nuk jam ne forme te mire, ndjej lodhje, nervozizem, marrje mendsh si dhe ndjeje perzierjeje. Kam fillluar te pi edhe acid folik prej 3 javesh (sipas rekomandimeve te shumta ne faqet e internetit ne lidhje me perdorimin e tij tre muaj para se te mbetesh shtatzene si dhe tre muaj pas tij). Pyetja e pare: 1- A eshte e mundur te jem shtatzene, (a eshte koha e pershtatshme te bej nje test). 2- Me ndodh qe pasi perfundoj marredhenien seksuale nje pjese e spermes te kulloje jashte. A eshte normale kjo, apo eshte nje arsye per t`u shqetesuar? Duke shpresuar ne nje pergjigje te shpejte, ju falenderoj per gatishmerine tuaj.

Ada (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada

Nuk ke arsye përse të nxitohesh. Nëse në datën e pritshme menstruacioneve nuk vijnë, atëherë bëj një test të shtatzënisë.

Nëse sperma del jashtë nga vagina pas marrdhenies seksuale, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti