Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndërhyrja in vitro dhe lindja

Pershendetje. Doja t`ju pyesja rreth lindjes pasi per te ngelur shtatzene une kam bere nderhyrjen in vitro, a mund te bej nje lindje natyrale apo duhet patjeter me operacion?

Katerina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Katerina

Të uroj që ke filluar shtatzëni. Prova e parë e lindjes duhet të jetë ajo me lindje natyre, nëse shtatzënia është me vetëm një embrion dhe ka përputhshmëri të përmasave të nëns dhe kokës e trupit fetal. Nëse shtatzënia është me dy ose më shumë fetuse, mundësia më e madhë për lindje është mënyra me prerje cezariane.

Të uroj të shtaztënia të shkojë sa më afër termit.

/komuniteti