Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aroma e keqe gjatë marrëdhënieve seksuale

Pershendetje, kam nje pyetje qe do te thote, jam 20 vjecare dhe deshta te pyes kur te bej marredhenie seksuale me te fejuarin tim kam nje arome te keqe shume, a mundeni te me tregoni se qka mund te perdori? Ju lutem se qe 1 muaj gati po me ndodh kjo. Ju pershendes zemersisht.

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Rrjedhja e sekrecioneve vaginale me aromë të pakëndshme, është një nga simptomat e vaginozës bakteriale. Kjo situatë, verifikohet veçanërisht gjatë kontaktit seksual ose/dhe menstruacioneve.

Vaginoza bakteriale mjekohet me antibiotikë. Metronidazoli dhe klindamicina, janë preparatet më efikase. Analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale, vërteton diagnozën dhe preparatin për trajtim që do përshkruaj mjeku.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti