Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Desha te di, nuk e kam ciklin normal por e kam te crregullt, por kete muaj kom perdore Clomid per mbetje por mbasi i perfundova Clomid, gjinjet i kam te fryer, me dhemb fundi i barkut edhe kam lodhje shume te madhe. Cfare mund te jete, a mund te jete qe ka reagu Clomidi edhe kur eshte me se miri me e kry nje test me shiku a ka reagu clomid? Ju pres flm.

Tringa (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Zonje,

Clomid eshte nje bar i cili stimulon prodhimin e qelizes veze nga vezoret, por nuk e rregullon ciklin menstrual. Nese ju keni cikel te çrregullt menstrual, atehere duhet gjetur shkakun.

Clomid merret pese dite rresht duke filluar nga dita e 2-5 e ciklit menstrual (dita e pare eshte dita kur fillojne menstruacionet dhe jo dita kur jeni paster pa gjakrrjedhje!). Ne praktiken time klinike kam vene re se shume shpesh ky bar nuk merret ne menyre adekuate. Per me teper, klomidi nuk ben te merret me gjate se 5 muaj rresht. Nese keni marre klomid ne menyre tjeter nga kjo qe ju thashe, atehere mund te keni shqetesime te tilla.

Clomid jeni duke e marre per t'ju ndihmuar qe te mbeteni shtatzene, prandaj edhe pergjigja ime ne pyetjen tuaj se kur duhet vertetuar se a ka reaguar Clomid eshte e thjeshte - ky preparat ka reaguar nese ju mbeteni shtatzene. Duhet t'ju them edhe diçka, arsyet perse nje çift nuk mund te kete femije jane te shumta, por ne 90% te rasteve jane tri shkaqe kryesore: pengesat ne kalueshmerine e tubave te mitres, çrregullimet e ovulacionit dhe arsyet qe lidhen me faktorin mashkull. Ju aktualisht me klomid po e mjekoni shkakun e dyte, pra çrregullimin e ovulacionit. A i keni perjashtuar edhe mundesite tjera te mosmbetjes shtatzene?

Nese keni pyetje shtese mos hezitoni dhe me kontaktoni!

Ermira (12 vite më parë)
Pershendetje! Lexova edhe vajzen qe shkruante me larte. Une personalisht kam nje cikel mjaft te crregult, dhe njekohesish deshiroj te behem me femije. Kam nje periudhe 3 vjecare qe po tentoj por pa sukses. Crregullimin e kam gjenetik dhe asnje gje tjeter nuk me kane thene si shkak per vonesen e menstruacioneve. Ndiqem rregullisht per kete problem qe kam. Gjithashtu analizat tregojne nje crregullim te lehte hormonal. Prej nje kohe shume te gjate jam trajtuar me clomid. Desha te dija nese ka medikament tjeter qe stimulon ovulacionin? Ju lutem me ktheni nje pergjigje.

/komuniteti