Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Erë e rëndë e sekrecioneve vaginale

Pershendetje doktoresha, ju pergezoj per punen qe beni. Problemi im eshte: mbathjet me lagen nga sekrecionet dhe mbaj ere te rende, dhe me duhet ti nderroj patjeter mbathjet, minimumi 2 here ne dite, se nuk durohet era , nuk kam kruarje apo djegje gjate urinimit, jam shume normal vetem era me shqeteson pa mase? Ju faleminderit.

Ela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Rrjedhja e sekrecioneve vaginale me aromë të pakëndshme, është një nga simptomat e vaginozës bakteriale. Kjo situatë, verifikohet edhe sa herë që rrjedhjet vaginale paraqiten.

Vaginoza bakteriale mjekohet me antibiotikë. Metronidazoli dhe klindamicina, janë preparatet më efikase. Analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale, vërteton diagnozën dhe preparatin për trajtim që do përshkruaj mjeku.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti