Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e bardha

E nderuar doktoreshe, prej lindjes se parë para 12 vjetesh deri me tani kam dhimbje te shpines dhe vazhdimisht kam menstruacione te bardha. Kam qene te mjeku neper vizita, kam marre terapi te ndryshme, kam bere analizat mirepo sekreti ende vazhdon te me paraqitet dhe e ndjej veten ne siklet, shpesh me paraqiten kepurdha kam kruarje. Rregullisht perdori kremen TRAVAZOL (antimikotik, antiinflamator). Qfarë me duhet te beje?

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Shenjat që tregon, më bën të mendoj se gjendja është e një kandidozë të përsëritur, e cila duhet trajtuar sipas këshillës së mëposhme.

Hapi i parë, është rregjimi çrrënjosës, që do të thotë largimi i fungjeve/mykut. Trajtimi bëhet me ketokonazol 400 mg, vaginal, një hërë në ditë për 14 ditë.

Hapi i dytë, është rregjimi parandaluaes për 3-6 muaj. Trajtimi me ketokonazol 100 mg, oral, një hërë në ditë në për një javë në një muaj, për 3-6 muaj rrjesht.

Ka shumë rregjime trajtimi, por të sygjerova më të tjeshtin.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti