Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Termini i lindjes

Tung doktor, jam 28 vjece, jam shtatzene kam 39 jave e 5 dite. 2 dite me pare bera ultraze mjeku me tha qe beba u rrit pak e madhe dhe ka 4 kg e 200 gr. Si jane jane gjasat per lindje normale apo me operacion? Terminin e lindjes e kam me 5 shtator por dhimbje nuk kam a eshte dicka rrezik me shku shume mbas terminit? A i keqsohet gjendja bebes? Edhe sa duhet te pres pas terminit? Jam vertet e shqetesuar me padurim pres pergjigjjen tende, faliminderit.

Bera (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Znj. Behare,

Termini i lindjes kalkulohet duke ia shtuar 7 dite dhe duke i zbritur 3 muaj nga dita e pare kur keni pasur menstruacionet e fundit. Domethene nese terminin e lindjes e keni me 5 shtator, dita e pare e menstruacioneve te fundit duhet te kete qene 28 nentori. Termini i lindjes eshte dita kur ju do te keni 40 jave, por vetem 3% e shtatzenave lindin pikerisht ne diten kur e kane terminin e lindjes. Lindja quhet ne termin prej javes 37 deri ne javen 42, prandaj mos u shqetesoni sa i perket dates kur eshte termini i juaj i lindjes.

Pesha e bebes eshte kalkuar te jete 4.2 kg. Gjasat per lindje normale apo per lindje me operacion duhet te diskutohen varesisht nga konstitucioni juaj trupor. Nese kanali i lindjes tek ju eshte i ngushte ose nese parashikohen probleme te mundshme, atehere mund te vie ne konsiderim lindja me operacion. Nese parashikohet se lindja normale do te jete e veshtire me pasoja per beben dhe/ose per ju, atehere duhet te programohet lindja me operacion dhe nuk ka nevoje te pritet me gjate.

Nese keni pyetje shtese mos hezitoni te me kontaktoni!

/komuniteti