Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandida pas shtatzënisë

Pershendetje E dashur doktoreshe, doja te te pyesja per mykun. Une kam lindur para 15 muajsh dhe gjate shtatezanise kam qene me myk, jam kuruar me Meclon, dhe isha me mire, pas lindjes u kurova perseri, por pa shume rezultat, nje fare kohe nuk u kurova, por para pak kohe me filluan prape shqetesimet dhe bera analizat, dola me myk dhe infeksion. Receten e mora ne Itali, bashke me ilacet. Gjinekologja atje me dha: Daktarin krem, dhe po prape daktarin leng per shperlarje, nistatin dhe noraflamicin nga goja dhe ovula meklon. Pas 2 javesh bera prape analizat dhe perseri dal me myk dhe infeksion. Doja te pyesja nese duhet te vazhdoj perseri kuren e pare apo me duhet ta nderroj kuren, shqetesimet vazhdojne akoma, djegje, skuqje, dhe jam shume ne siklet. Faleminderit.

Laureta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shtatzania, mund të favorizojë kandidozë të herë pas hershme. Ajo mund të paraqitet edhe pas lindjes, por nuk do të thotë se shkaku është ekzistenca e saj gjatë shtatzënisë.

Prania e kandidozës mund të vijë nga bashkëshorti nëpërmjet transmetimit seksual, ashtu siç ka raste që mjafton ushqimi i keq, i pasur me sheqer të bardhë, karbohidrate, yndyrna apo gjëndje stresi nga menstruacionet ose shtatzënia apo përdorimi i antibiotikëve, që mjaftojnë për të prishur florën bakteriale dhe kandida të marrë zhvillim.

Aparati tretës dhe ai gjenito-urinar tek gruaja janë afër, ndaj është e lehtë shfaqja e simptomave vaginale që mund të jetë e pranishme me shfaqen e kruarjeve ose rrjedhje si qumësht i prerë ose me të dy shënjat së bashku. Ndodh që kandidoza të jetë pa shenja dhe mund të gjendet gjatë kryerjes së një Pap-testi të rastësishëm.

Ekzistenca e kandidozës në një periudhë të caktuar kohore, nuk paraqet problematikë për shtatzënitë e mëvonshme. Megjithatë, këshilla kryesore është; ndihmoni veten nëpërmjet mënyrës së ushqyerjes, përdorni preparate me fermente laktike dhe qëndroni e qetë ndaj problemeve që sjell jeta.

Laureta. Së pari; unë të këshilloj të bësh shtrisho vaginale për të ripërcaktuar, se keni vetëm mykozë dhe asnjë infeksion tjetër të mbivendosur që nëse nuk trajtohet e bën të vështirë eleminimin e kandidozës. Së dyti; terapitë që përshkruani janë korrekte. Por unë të këshilloj të përdorësh mjekime me elemente laktikë, që influencojnë në ekuilibrin e pH të vaginës. Së treti, të këshilloj të korrigjosh mënyrën e ushqyerjes duke evituar në ushqim karbohidratet, sheqerin e bardhë, ushqimet acide si domatja etj. Veçse tarapisë që merrni, ushqimi korrekt duhet të bëhet zakon në ushqyerjen tuaj. Të njëjtën gjë, duhet të bëjë edhe bashkëshorti. Së katërti; evitoni për momentin (disa kohë, nga 7 deri në 10 ditë), vazhdimin e trajtimit me antimykotik. Në konsultë me mjekun dhe pas ripërcaktimit të situatës mund të rifillohen terapitë e rekomanduara.

/komuniteti