Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet qe ti ndjej levizjet e bebes cdo dite?

A duhet ti lajmerohem gjinekolgut tim nese nuk degjoj levizjet e bebes cdo dite. Ka dite kur nuk ndjej levizje te bebes tere diten. Jam ne javen e 27-te.

Tringa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës fillojnë të ndihen të qarta rreth javës të 20-22 të shtatzënisë. Në fakt fetusi lëviz që në moshën 6-të javëshe, por lëvizjet e tij nuk ndihen nga nëna. Në javën e 27 të shtatzënisë, ju duhet t’i ndigjoni lëvizjet e fëmijës tuaj, disa herë në ditë.

Nëse ndodh ndryshe, ju rekomandoj që t’i drejtoheni mjekut tuaj gjinekolog. Bebi mund të lëvizë ose mund të mos lëvizë për arsye të ndryshme. Ndaj mjeku me anë të ekzaminimeve, do të mund të përcaktoj gjendjen shëndetosre të fëmijës tuaj, duke marrë masa për çdo situatë të mundëshme.

Ju uroj që këtë shtazëni ta çoni deri në fund dhe të lindni një fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm.

Fitore Gerxhaliu - Dolak (11 vite më parë)
Un jam ne javen e 22 te shtateanis levizjet e bebes i kam ndje qe kur kan qen ne muajin e 2 mirepo i kam ndje si dridhje te lehta edhe tash qe jam ne muajin e 5 i ndjej prap te njejtat dridhje me intenzitet te njejt jo me te fort a eshte kjo normale

/komuniteti