Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë është Escheria coli, Candida albicans dhe Gardnerella vaginalis?

Pershendetje doktoreshe, jam 24 vjeçare dhe dua te ju pyes keshtu: dje kam marre analizat e bera qe me ka udhezuar mjeku. Po ua tregoje rezultatet e analizave ndoshta arrini te me ndihmoni. Ju lutem shikoni dhe me tregoni ne detaje se sa rrezik paraqesin keto bakterie qe me kane dale. Faleminderit per mirekuptim.


Analizat:


1.Pap testi - a) shkalla e papastertise 3. b) Papanicolau i modifikuar IIIa. LGSIL (HPV, CIN1 displazion i lehte) Lezion intraepitelial i qel. te sheshta, sh. e ulet.


Ndersa analizat mikrobiologjike me kane dale keshtu:


1. Lloji i mostres: strisho cervikale per chlamydia trachomatis: Pozitive


2. Lloji i mostres: strishoja cervikale per Ureaplazma dhe Mycoplazma: te dyjat me kane dale negative


3. Lloji i mostres: strisho vaginale dhe cervikale: Rezultati: a) Escheria coli b) candida albicans c) gardnerella vaginalis Ndersa preparati mikroskopik: " cllue cell", gardnerella vaginalis, bacile gram negative, koke dhe diplokoke gram pozitive te rralla, spore te Candida albicans, 8-9 leukocit polimorfonuklear.


Keto jane doktoreshe, shpresoj te me ndihmoni dhe ju lutem keto bakteriet per secilen te me tregoni sa e demshme eshte?!

Dardane (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dardane

Ekzaminimi i Pap-testit, tregon që në qelizat e qafës së mitrës ka filluar një ndryshim qelizor i shkallës së ulët. Shkak i këtij ndryshimi, është prania e virusit HPV. Të rekomandoj që të bësh një kolposkopi, që është ekzaminimi i dytë pës Pap-testit për të ndjekur këto ndryshime. Nuk ka arsye për tu shqetësuar, pasi ndryshimet qelizore janë fillestare dhe një ndërhyrje e vogël e stabilizon situatën.

Klamidia pozitiv tregon që krahas infeksionit nga HPV, është i pranishëm dhe i mbivendosur një tjetër infeksion që shkaktohet nga klamidia trakomatis. Për të dominuar këtë infeksion duhet trajtoheni të dy, ti dhe bashkëshorti. Ky lloj infeksioni trajtohet me antibiotiko-terapi dhe paralelisht luftohet edhe esheria koli.

Përdorimi i preparateve te kombinuara oral edhe me ovulavet vaginale, do të ndihmojë në trajtimin e infeksioneve që janë të pranishëm.

Escheria coli është bakter i cili ndodhet në zorrët e njerit dhe me mënyra të ndryshme, kalon edhe në vaginë ku ambjenti i krijon mundësinë e shtimit të tij dhe duke dhënë infeksion. Candida albicans është kërpudhë e cila ndodhet normalit në vaginën e gruas, në koncentrim të ulët. Aty qëndron në formën e sporeve. Në kushhte të caktuar të ndryshimit të pehashit vaginal, merr mbi rritje duke u paraqitur në formën e ifeve, duke dhënë sëmundjen e kandidozës. Gardnarela vaginalis është bakter gram negativ, i cili rritet pa oksigjen dhe kur reduktohet sasia e laktobacileve edhe ky mikroorganizëm mbi rritet duke dhënë vaginozë bakteriale e cila paraqitet me sekrecione gri të ujshme me erë.

Të uroj shërim të shpejtë.

Sai (5 vite më parë)
Jm 21.vjec,Para 9 muajsh kam bere nji abort me medikamente dhe isha 5 javeshe, pas 2 muajsh abort e deri me tani nuk jm ndjer asnji dite mire kam patur shum shqetesime: fryerje e fshikzes se urines,dhimbje mesi,ndonjehere dhe veshkat, km bere eko abdomilnale dhe mitre dhe thon ae gjithcka esht mire, ndersa analizat e urines mkan dal gjithm me infeksion ,jm kuruar me ilace po pasi kalon 1 jave un behem prap keq. , ( strisho vaginale skm bere) Cfr me sugjeroni ju?
Ardita21 (7 vite më parë)
Strisho cervikale: qeliza epiteliale te shkaterruara,> 10 leukocite pmn, spore dhe hife te candida spp ne numer te madh, koke gr (+). Kjo eshte analiza e nenes sime dhe deshta te pyes per qfare behet fjale dhe nga qfare krijohet?

/komuniteti