Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes

Pershendetje Dr. Mimoza, jam shtatzene 6 jave e 4 dite, deshta te pyes se cila eshte data e lindjes, dhe sot ne mengjes kisha breket pak me ngjyre te kafe, nuk ishin pika gjaku me ngjyre te kuqe por me ngjyre te kafte jo ne mase shume te madhe. A eshte dicka ne rrezik dhe pse ka ndodhur nga ecja me e madhe apo ndonje lodhje apo nga dicka tjeter? Pres me ankth pergjigjen tuaj, shume faleminderit qe ke marre nje pune kaq te rendesishme persiper per te na ndihmuar, me respekt, Anita.

Anita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita

Me kohëndodhjen e shtatzënisë, mund të thuhet se dita e mundshme e lindjes është data 6 maj 2012.

Prania e ngjyrës të kaftë e konstatuar, nuk është normale. Mendoj se duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog për të marrë trajtim mjeksor (progesteron dhe antispazmolitik), për dominimin e kësaj situate. Gjithashtu të rekomadoj të kontrollosh lodhjet dhe lëvizjet e tepërta, dhe të qëndrosh sa më shumë shtrirë.

Të uroj ecuri normale të shtatzënisë.

Anita (13 vite më parë)
Me mjekun kam kontaku me ka rekomandu utrogestan mirepo kete antispazmolitik nuk me ka rekomandu dje kam pas vetem ngjyre te kafte mirepo sot kam edhe ngjyer te kuqe a eshte shume e rrezikshme per bebin? Ju lutem me ktheni pergjigje.

/komuniteti