Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth amniocentezës

Doktoreshë Mimoza, te falenderoj shume per informatat e derguara dje lidhur me amniocentezen, mirepo une desha edhe nje sqarim nga ana juaj. Une e kam bere double testin dhe sipas doktorit "nga rezultatet nuk shihet se ka ndonje rrezik per tu brengosur mirepo keto rezultate nuk jane 100% te sigurta". Tani jam ne mes te javes 16-17 te shtatzenise dhe ende jam e brengosur se a eshte gjithcka ne rregull me beben time. Mosha ime eshte 39 vjeçare dhe i kam dy femije te shendoshe si molla. Pyetja ime per ju doktoreshë eshte: a kam nevoje per ta bere Tripel test-in apo edhe amniocentezen per tu siguruar se gjithçka eshte ne rregull, meqenese per double testin po thuhet qe nuk eshte shume i sigurte? Ju falenderoj shume per informatat dhe kohen tuja, Teuta.

Teuta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Matjet e hormoneve të serumit amtar, në javën e 15-22 të shtatzënisë, janë metodë alternative depistimi për sindromin Daën. Dy hormonet kryesore me origjinë fetale që analizohen janë: alfa-fetoproteina dhe gonadotropina korionike humane. Analiza e tripëll testit dozon dy hormonet e mësipërshkruar dhe hormonin e estriolit të pakonjuguar/të palidhur. Nëse rezultatet janë anormale, atëherë bëhet amniocenteza për të përcaktuar kariotipin e foshnjes, dmth numrin dhe pamjen e kromozomeve.

Unë të rekomandoj që t’i bësh të gjitha këto analiza duke uruar që fetusi të jetë shëndoshë.

/komuniteti