Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të jem shtatzënë?

Pershendetje doktoreshe. Doja te dija nese ka gjasa te jem shtatzene. Ciklin per muajin korrik e kam pasur ne date 17, ne muajin gusht ne date 16, kurse per kete muaj ende nuk me ka ardhur. Ne fakt ka gati dy jave qe gjoksin e ndjej te fryre dhe ndjej dhimbje kur e prek, kam bere dy teste gjate dy javeve te fundit po kane rezultuar negativ. Kam ndjesine sikur do me vije cikli se kam si dhimbje ne fund te barkut po shume te lehta. Doktoreshe a jane normale keto dhimbje edhe nese kam ngelur shtatzene, kur eshte koha e pershtatshme qe duhet te me vinte cikli, gjithashtu me duhet te theksoj se ka gati dy jave qe jam shume nervoze dhe mbi nje jave qe ne darke ndjej nevoje te fle shume heret (ne pergjithesi fle vone)? Faleminderit paraprakisht.

Ada (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada

Shenjat që tregon, të bën të mendosh se një shtatzëni ka filluar megjithëse po këto shenja janë përgjithësisht edhe pararendëse të menstruacioneve. Por moskonfirmimi i shtatzënisë me anë të testit, e minimizojnë këtë mundësi. Nëse kohëzgjatja e ciklit menstrual tënd është 30-të ditë dhe ato i ke patur me kohëzgjatje të rregullt, atëherë menstruacionet duhet të vijnë me datë 15-të shtator.

Një nga mënyrat më të sakta të konfirmimit të shtatzënisë, është vlerësimi i hormonit beta HCG në gjak. Prandaj, nëse për dy-tre ditët e ardhshme menstruacionet nuk do paraqiten, kontakto mjekun gjinekolog për të bërë këtë analizë dhe vlerësuar gjendjen.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti