Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam dëshirë të mbes shtatzënë

Pershendetje doktor, une jam martuar qe 8 muaj, po kam deshire te mbes shtatzene, po nuk po mundem. Kam perdore acid folik 3 muaj. A duhet te perdore me apo jo, apo cka me keshillon te perdori, pasi une nuk jam ne shtetin tim, dhe nuk mund te bej 1 kontrolle? Ju lutem me keshilloni se cka mund te perdori per nje shtatzeni? Flm shume, kaloni mire.

Teuta (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Teuta,

Acidi folik nuk eshte nje bar qe te ndihmon te mbetesh shtatzene. Acidi folik eshte vitamine qe nese ndodh shtatzenia, i mundeson bebes te mos kete anomali te trurit dhe te palces kurrizore.

Nuk ke pse te shqetesohesh se perse nuk po mbetesh shtatzene. Mjekimi i ciftit (pra jo vetem i gruas) duhet te fillohet nese kane kaluar me shume se 12 muaj marredhenie te rregullta seksuale. Nese nuk do te mbetesh shtatzene deri ne fillim te vitit te ardhshem, atehere me shkruaj.

/komuniteti