Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ejakulimi gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktor, jam shtatzene 6 javeshe dhe deshta te pyes se gjate marredhenieve a duhet burri te kryej ejakulimin mbrenda apo jashte, a eshte e lejueshme mbrenda? Ju faleminderit. Tara.

Tara (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Tara,

Shumë njerëz brengosen për faktin se a është rrezik që të kenë marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë. Nuk ekziston asnjë arsye fiziologjike e cila pengon që ju të keni marrëdhënie seksuale gjatë gjithë shtatzënisë, natyrisht nëse shtatzënia është pa komplikime dhe normale. Gjatë marrëdhënieve seksuale bebja nuk rrezikohet, sepse penisi nuk depërton më thellë se vagina. Mitra është e mveshur plotësisht nga muskujt e qafës së mitrës dhe nga mukusi. Ejakulimi brenda ne vagine nuk e rrezikon shtatzenine.

Më vonë gjatë shtatzënisë, gjatë marrëdhënieve seksuale mund të stimulohen kontraksionet (të cilat quhen kontraksionet e Braxton Hicks). Në këtë rast e ndjeni se mitra ju është forcuar. Nuk keni nevojë të alarmoheni, sepse kjo është një gjë normale. Nëse nuk ndjeheni rehat, shtrihuni dhe pushoni derisa të kalojë kontraksioni.

Nëse më parë keni pasur abort, duhet që paraprakisht të konsultoheni me mjekun. Ndoshta mjeku juaj, varësisht nga gjendja juaj, mund t’ju këshillojë që të mos keni marrëdhënie seksuale, sidomos nëse keni gjakderdhje nga vagina dhe nëse ju ka shkuar ujori (sepse në këtë rast rritet rreziku për infeksionin e bebes).Edhe pse seksi për shumicën e çifteve është i parrezikshëm gjatë shtatzënisë, mund të mos jetë edhe shumë i lehtë.

Ju do të duhet të gjeni pozicione të ndryshme. Në këtë periudhë është me rëndësi që së bashku të gjeni një pozitë të pëlqyer për të dy. Disa çifte ndjejnë një kënaqësi akoma më të madhe kur kanë marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë. Disa të tjerë nuk kanë qejf që të kenë marrëdhënie seksuale, por preferojnë mënyra tjera për të shfaqur dashuri njëri tjetrit. Është shumë e rëndësishme që ju dhe burri juaj të flisni me njëri tjetrin për këtë gjë.

/komuniteti