Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Pershendetje doktoreshe.


Ka 11 jave te plota qe kur kam lindur djalin, deri ne javen e 6te kam patur menstruacione cdo dite, mirepo si i kam mbush 6 jave menstruacionet me jane nderprere dhe deri tani nuk kam pas. Djalin e kam lind me operacion spinal, dhe e ushqej me qumesht formula.


Gjithashtu deshta te cek qe kam qene ne vizite te gjinokologu per shkak qe pata dhembje barku dhe me ka kontrolluar me ekografi me miter cdo qe eshte ne rregull, mirepo kam nje leng te lire ne organizem te cilin mjeku e quajti "cavum douglasi" me ka dhene disa antibiotike.


Ju lutem nese keni mundesi te me tregoni a eshte normale te mos kem gjakderdhje, dhe te me informoni dicka me teper ne lidhur me kete "leng te lire", a mund te jete i rrezikshem per organizem?


Paraprakisht ju falenderoj shume.

Ariana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ariana

Mungesa e menstruacioneve mundet të jetë edhe normale pas lindjes por, përderisa nga ekzaminimi ekgrafik ka rezultuar një sasi e lirë lëngu në cavum Douglas (hapsira Duglas), mundet që shkaku i mungesës së menstruacioneve të ketë qënë një kist (qeskë me lëng) që ka plasur dhe lëngu i tij ndodhet në hapsirën Duglas. Kjo mund të shoqërohet me dhëmbje dhe nëse nuk trajtohet mund të sjellë infeksion (peritonit). Prandaj mjeku të ka dhënë antibiotic, që duhet t’i konsumosh deri në fund.

Pasi të kalosh këtë fazë, besoj se cikli do rregullohet ose mjeku do të japë trajtimin e nevojshëm.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti